FOTO /Arrestohen 4 persona për shfrytëzim prostitucioni me  të mitur

FOTO /Arrestohen 4 persona për shfrytëzim prostitucioni me të mitur

14:15, 13/01/2017

Policia kosovare ka vënë në pranga 4 persona të cilët dyshohen për trafikim të qenieve njerëzore. Sipas policisë, 4 të arrestuarit dyshohet se në një lokal të Shtimës, kanë detyruar 3 vajza të mitura që të ushtrojnë prostitucionin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda Ferizaj, më 12 janar 2017, kanë realizuar një plan operativo taktik për arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ,,Trafikim me Njerëz”.

Grupi i dyshuar kriminal, dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes ka detyruar tri viktima, femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe punë të detyruar.    

Gjatë realizimit të këtij plani policor, për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi  të prova materiale,  janë konfiskuar:

4 (katër) telefona mobil,

1 (një) sprej OC dhe

1 (një) mjet i prehtë thikë.

Gjithashtu  në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.

Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 ore.

Ja kush janë personat e arrestuar:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco