Hashim Thaçi merr garanci në SHBA: Haradinaj do të lirohet

Hashim Thaçi merr garanci në SHBA: Haradinaj do të lirohet

22:25, 10/01/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Uashingtoni zotohet se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë.

Akuzat ndaj tij, tha presidenti i Kosovës, se janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.

“S’ka asnjë argument se do të ndodhë ekstradimi i Haradinajt. Kjo është një kërkesë fanatike, por e drejta do të ngadhënjejë”, ka deklaruar Thaçi.

“Është veprim i papranueshëm. Ka cënuar jo vetëm dinjitetin e Haradinajt, por edhe të qytetarëve të Kosovës. Vendimi më i drejt do të ishte nëse BE-ja do t’i vinte kushte Serbisë për integrim”, citohet Thaçi nga mediat e Kosovës.

“Sjellja e Serbisë i cënon raportet tona dhe tërë atë angazhim korrekt të Kosovës”, ka vijuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco