FOTO/ Ja si reagoi Ramush Haradinaj kur u hodh gazlotsjellës në Kuvend...

FOTO/ Ja si reagoi Ramush Haradinaj kur u hodh gazlotsjellës në Kuvend...

17:59, 21/03/2018

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur përsëri gaz në Kuvendin e Kosovës, duke vazhduar kundërshtimin e saj ndaj kësaj marrëveshje.

Por, Ramush Haradinaj, i cili dikur ishte në krah të deputetëve të VV, kur hidhej gazi në Kuvend, tashmë ka ndryshuar qëndrim. Sot ai kërkon ratifikimin e kësaj marrëveshjeje duke qenë në postin e Kryeministrit të vendit.

Në media qarkullojnë foto mbi reagimin e Ramush Haradinajt në momentin kur Vetëvendosje hodhi gaz në Kuvend.

Po ashtu në foto është fiksuar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, i cili ka tentuar që bombolën e gazit lotsjellës ta hedhë në drejtim të deputetëve të VV-së.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco