AAK thirrje deputetëve: Votoni Demarkacionin

AAK thirrje deputetëve: Votoni Demarkacionin

18:50, 23/02/2018

Partitë politike janë dakorduar që të shtyjnë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Seanca, është shtyrë për të mërkurën në ora 10:00. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po këmbëtul që projektligji i propozuar nga Qeveria garanton shënjim korrekt të kufirit me Malin e Zi.

AAK, në një komunikatë për media u ka bërë thirre të gjitha forcave politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, që të merkurin ta votojnë Projektligji për Demarkacionin e propozuar nga Qeveria, transmeton lajmi.net.

Kjo është thirra e fundit e AAK-së:

AAK, vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.

AAK, beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar po ashtu.

Ky projektligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së!

Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t’i japin një shansë Vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery25/02/2018 09:46

Kosova , jo rastesishte eshte quajtur rast ose shtet " sui generis " per mose u quajtur shtet i apsurdeve Kimete ose me qarte , per mose u quajtur Apsurdistan .Tani e tutje s na mbetet gje tjeter veq do ta nderrojme edhe thenjen popullore dhe , me s do te shprehemi ..." fjet si Agushi , punet si kerkushi " pore , do ta nderrojme pake kete thenje , dhe do te themi , " fjalet si Agushi , punet si Ramushi " Kimete Berisha e nderuar ...!

Shto koment

Denonco