Pas takimit/ LDK: Ja zgjidhja që ofruam për Demarkacionin...

Pas takimit/ LDK: Ja zgjidhja që ofruam për Demarkacionin...

21:29, 22/02/2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur pas takimit të mbajtur në mes të partive.

Përmes një komunikate për media, ai ka thënë se LDK i ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme që është në përputhjen me vullnetin për lëvizje të lirë, përcjell Bota sot.

LDK i bën thirrje koalicionit që të dakordohet me zgjidhjen e propozuar nga LDK, që t’i sigurojnë votat e shumicës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse.

LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në deklaratën zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco