Pak para votimit, ja çfarë thotë ambasadori i SHBA për demarkacionin

Pak para votimit, ja çfarë thotë ambasadori i SHBA për demarkacionin

11:49, 22/02/2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, pak para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për demarkacionin, ka bërë thirrje të gjithë politikanët që të bëhen kompromis për ta arritur votat për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai i bëri këto komente nga holli i Kuvendit të Kosovës, ku edhe një herë tha se kjo marrëveshje është e drejtë.

“Jemi këtu për t’i nxitur të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo marrëveshje është e drejtë është e saktë. I nxis po ashtu të gjithë politikanët që të bëhen kompromise për ta arritur votën po lidhur me këtë. Duhet gjithashtu ta mbajnë në mend cili është qëllimi i fundit me këtë marrëveshje, qe ka të bëjë me lirinë e lëvizjes për qytetarët. Abstenimi apo vota kundër në thelb është vote kundër kësaj marrëveshje. I nxisim dhe njëherë deputetët që të punojnë për të arritur te vota pro marrëveshjes”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco