Jakup Krasniqi për ‘presidentin’ e Ramës, është deklaratë vetëm për klikime

Jakup Krasniqi për ‘presidentin’ e Ramës, është deklaratë vetëm për klikime

08:52, 21/02/2018

Ish-kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi thotë se shqiptarët duhet të frikësohen për mungesën e shteteve të së drejtës. Duke iu referuar deklaratës ë Ramës ai thotë se ishte goxha joshëse për klikime, por që tani për tani nuk ka një përmbajtje serioze. Krasniqi thotë se edhe vetë autori i deklaratës e di mirë këtë por ia ka ënda të tregohet më intelektual se të tjerët.

Në një psotim të tij Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës thotë se një gjë që duhet thënë në këto momente është se “Bashkimi jo vetëm i Kosovës me Shqipërinë, por edhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan po të ndodhte, nuk do e rrezikonte paqen as në rajon e as në Evropë, përkundrazi, vetëm atëherë në Ballkan do të krijoheshin kushte për një paqe të qëndrueshme”.

Ja postimi i plotë i Jakup Krasniqit

 

SHQIPTARËT, DUHET TË FRIKËSOHEN PËR MUNGESËN E SHTETEVE TË SE DREJTËS

I kemi njëqind e njëmijë probleme, secili më i rëndë se tjetri, e nuk merremi seriozisht me asnjërin, ndërsa, bie një deklaratë, e cila për t’u dëgjuar nga shqiptarët është goxha joshëse për klikime, por që tani për tani nuk ka një përmbajtje serioze. Edhe autori i saj e di mirë këtë, por që ia ka ënda të tregohet më intelektual se të tjerët. Dhe këtë nivel e mban dhe e plason shumë mirë. Duhet pasur lakmi, ç’është e vërteta për këtë prirje shoumeni!

Një gjë që duhet thënë në këto momente është se: Bashkimi jo vetëm i Kosovës me Shqipërinë, por edhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan po të ndodhte, nuk do e rrezikonte paqen as në rajon e as në Evropë, përkundrazi, vetëm atëherë në Ballkan do të krijoheshin kushte për një paqe të qëndrueshme. Se vetëm atëherë do të krijohej një partneritet i vërtetë në mes popujve të Ballkanit; Se vetëm atëherë do të krijohej një ambient për jetësimin e vlerave evropiane në Ballkan… Mbase vetëm atëherë, do të krijoheshin mundësitë për një Ballkan me siguri të plotë e pa barriera tregtare e doganore.
E them këtë për ata që po mendojnë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë gjoja se krijon Shqipërinë e Madhe! Edhe po të ndodhte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nuk do të krijohej as Shqipëria e Madhe, as Shqipëria e Vogël, por do të krijohej një Shqipëri me aq e aq troje shqiptare të lëna padrejtësisht jashtë saj. Por, as për njërin e as për tjetrin rast nuk ka ndonjë angazhim politik serioz, kështu që kot frikësohen ata që nuk u bënë trima dot! Debati i zhvilluar pas fjalës solemne, po tregon se shqiptarët edhe po të ishin bashkë, kanë probleme të brendshme aq të mëdha sa nuk rrezikojnë asnjë tjetër jashtë tyre!

Secili nga politikanët e ka të drejtën që të jetë parashikues, por politikanëve nuk u ka hije të frikësohen nga deklaratat politike, për të cilat duhet të punojnë pa zhurmë! Ndërsa, nëse dikush ju frikësohet hajnave, konsideroj që është më mirë një hajn i vetëm se shumë të tillë, sepse hajnat e shumtë po frikësohen nga humbja e pashallëqeve të hajnive të rezervuara për “pashallëkun” e mjerë të tyre!

Të gjithë duhet të frikësohuni për mungesat e shteteve të se drejtës! Frika do të duhej të vije nga vendimet e qeveritarëve se sa nga fjalët e bukura të tyre!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco