Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

11:32, 20/02/2018

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

Paloka: Ja kur do të zhvillohet protesta e ardhshme dhe qëllimi i bashkëpunimit me LSI...

Nënkryetari i Kuvendit, njëherëz edhe i PD-së, Edi Paloka, tha se opozita nuk ka përcaktuar një datë fikse se kur do të zhvillohet protesta e rradhës, pas asaj të mbajtur më 27 janar.  Paloka tha se opozita ka marrë një vendim që nuk do ta njohë ligjshmërinë e kësaj qeverie dhe këtij parlamenti.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/136977/paloka-ja-kur-do-te-zhvillohet-protesta-e-ardhshme-dhe-qellimi-i-bashkepunimit-me-lsi/

Plotfuqishmëria/ Meta-Bushatit: Cilat janë çështjet që negociohen dhe emrat e grupit negociator...

Presidenti Ilir Meta, përmes një letre drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkon jo vetëm emrat e grupit negociator, por edhe çështjet që do të negociohen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/136913/plotfuqishmeria-meta-bushatit-cilat-jane-ceshtjet-qe-negociohen-dhe-emrat-e-grupit-negociator/

VIDEO-FOTO/ ‘Ku e kam djalin’, ulërimat e nënës shkodrane pasi zgjohet në spital

Nëna e tre fëmijëve që u përfshi në aksidentin e tmerrshëm në Velipojë tashmë është zgjuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/136812/video-foto-ku-e-kam-djalin-ulerimat-e-nenes-shkodrane-pasi-zgjohet-ne-spital/

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit para plagosjes së dyfishtë në Tiranë

Publikohen pamje nga momenti që i parapriu përplasjes me armë mes dy grupeve, përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës në Tiranë ku të premten e 16 Shkurtit u plagosën 2 persona.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/136891/video-publikohen-pamjet-e-sherrit-para-plagosjes-se-dyfishte-ne-tirane/

Trishtimi, vajza i kërkoi ndihmë Ramës, iu premtua, sot familjes ja hoqën edhe ndihmën ekonomike

Në korrik e vitit që kaloi, letra e Mikaelës, një vajze 7-vjeçare drejtuar kryeministrit Edi Rama, i përloti të gjithë. Vështirësi ekonomike, një nënë e sëmurë që luftonte çdo ditë për bukën e tre fëmijëve të saj, dhe mungesa e një çatie mbi kokë, ishte një realitet i dhimbshëm, që në atë kohë, solli edhe lajme të mira.

Për më shumë

https://www.syri.net/sociale/136834/trishtimi-vajza-i-kerkoi-ndihme-rames-iu-premtua-sot-familjes-ja-hoqen-edhe-ndihmen-ekonomike/

Hoxha: Nëse Demarkacioni ratifikohet këtë javë, ja kur liberalizohen vizat

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/136962/hoxha-nese-demarkacioni-ratifikohet-kete-jave-ja-kur-liberalizohen-vizat/

Ziadin Sela para gjykatës rrëfen momentet e tmerrit: Si tentuan të më vrisnin dhe si më nxorrën nga Kuvendi...

Ziadin Sela dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit në tentativën për vrasje ndaj tij më 27 prill të vitit kaluar.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/136943/ziadin-sela-para-gjykates-rrefen-momentet-e-tmerrit-si-tentuan-te-me-vrisnin-dhe-si-me-nxorren-nga-kuvendi/

Ushtarët e SHBA dhe Tajlandës pinë gjak kobre për të forcuar lidhjet mes tyre

UShtarët e SHBA dhe ushtarët tajlandezë kanë pirë gjak nga gjarpëri Kobra këtë të hënën për të uruar sëbashku suksesin e Cobra Gold, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Azi, me rreth 7.000 ushtarake këtë vit.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/136821/ushtaret-e-shba-dhe-tajlandes-pine-gjak-kobre-per-te-forcuar-lidhjet-mes-tyre/

VIDEO/ Shihni si tifozi i Torinos hedh poshtë juventinin. Vriteni, vriteni, dëgjohen thirrjet nga tribuna

Derbi i Torinos, njihet për nxehtësinë që sjell në qytet, dhe kjo gjë nuk mungoi as në shkallët e stadiumit në ndeshjen Torino-Juventus që u zhvillua këtë fundjavë.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/136995/video-shihni-si-tifozi-i-torinos-hedh-poshte-juventinin-vriteni-vriteni-degjohen-thirrjet-nga-tribuna/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco