VIDEO/ Ministri shqiptar nuk di anglisht dhe skuqet, por e nxjerr nga situata kolegu

VIDEO/ Ministri shqiptar nuk di anglisht dhe skuqet, por e nxjerr nga situata kolegu

13:18, 18/02/2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani, ka promovuar disa ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së.

Por, ministri Hasani, duket se nuk ka raporte dhe aq të mira me gjuhën angleze.

Për një moment, ndërsa kishte nisur fjalimin, në sallë nuk kishte përkthyes për shqipen, dhe ministrit Hasani i kërkohet të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare. Por, këtu fillon ngecja e tij.

Hasani në pamundësi të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze, vazhdon në shqip derisa kolegu pranë tij merr përsipër të përkthej në anglisht për të kuptuar të tjerët.

“Me këtë video të “përfaqësimit dinjitoz” të Kosovës në takimin e Këshillit të Unionit Europian, ju uroj 10 vjetorin e Shtetndërtimit. Kjo tregon më së miri se si ne vazhdojmë me i promovu të paditurit edhe me na përfaqësu në mënyre amatore në instanca më të larta diplomatike.

Uroj që kurrë mos të kemi kësi lloj përvjetori jubilar me këto Qeveri qe me u krenu vetëm me të arriturat e sportisteve dhe artisteve, që ja kanë dalur me forca vetanake”, shkruan Admir Istrefi në videon e publikuar në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/02/2018 14:00

Mos u kasavetni bre burra, kemi Ne, shqiptarët ministrin e financave që di anglisht, di edhe gjuhën ndërkombëtare të hajdutëve, por nuk ka haberin, nuk njeh asnjë presje nga financa. Bile edhe Italia e kulturës së lashtë, e arsimit të lashtë, e universitetit të parë të botës, ministren e arsimit e ka të pashkolluar, pa universitet, si dikur Tefta Cami, me kurs partie, me kurs sindikatash, bile dhe e shëmtuar si vdekja dv.

Shto koment

Denonco