Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bizneset në procedure ankimimi, ja si mund të përfitojnë nga falja

Bizneset në procedure ankimimi, ja si mund të përfitojnë nga falja

23:25, 23/05/2017
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se, në zbatim të nenit 11, të ligjit nr.33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”:

Tatimpaguesi, i cili është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohet procedurës së faljes, nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë /ankimit /rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente.

“Për këtë qëllim, tatimpaguesit e përfshirë në një procedurë ankimimi, nëse do të duan të përfitojnë nga ky ligj, më parë do të duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit.

Aktet e dorëheqjeve, më pas dërgohen nga Drejtoritë Rajonale në adresë të strukturave përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim përfshirjen në faljen automatike që do të bëhet në sistemin elektronik”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco