Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

MF publikon listën/ Ja kompanitë që do të certifikojnë bilancet e biznesit

MF publikon listën/ Ja kompanitë që do të certifikojnë bilancet e biznesit

16:22, 16/05/2017
A+ Aa A-

Bizneset mund të shmangin kontrollet tatimore, nëse bilancet e tyre financiare do t'i certifikojë një nga 10 kompanitë e njohura audituese. Ministria e Financave ka publikuar listën me emrat e 10 kompanive audituese, auditimet e të cilave do të njihen zyrtarisht edhe për efekt të pagesës së taksave.

Lista përbëhet nga emra të njohur si Grant Thornton, Deloitte, Priceëaterhouse Cooper, por mes tyre ka dhe kompani më pak të njohura si Asie apo Mazars.  

Moduli i analizës së riskut që përdor administrata tatimore parashikon se bizneset, të cilat kanë deklarata të certifikuara nga kompanitë audituese klasifikohen me risk më të ulët.

Kjo bën që ato të shmangin thuajse tërësisht vizitat apo kontrollet e ienspektorëve tatimor dhe ti paguajnë detyrimet e tyre në bazë të llogarive që certifikohen nga kompanitë audituese.

Njohja e auditimeve private për efekt të pagesës së taksave u lajmërua dy vjet më parë nga kryeministri Edi Rama si një masë lehtësuese për biznesin.

Sipas Ministrisë së financave, përvec lehtësimit të biznesit kjo masë ul korruspionin por edhe kostot si për administratën tatimore ashtu dhe biznesin.  Por ekspertët e shohin me skepticizëm këtë lëvizje, pasi sipas tyre ajo mund të krijojë shtigje për evazion fiskal.  /SYRI.net/

Lista e kompanive

1.DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k

2.ILD-99 Audit sh.p.k

3.MAZARS sh.p.k

4.nHEuroConsult shpk

5.Studio L. E. A. L. Auditingsh.p.k

6.GRANT THORNTON &HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k

7.UHY Elite sh.p.k

8.KPMG sh.p.k

9.ASIE sh.p.k

10.PRICEËATERHOUSE COOPERS ALBANIAsh.p.k.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco