Çudira shqiptare/ Zhduken bletët për shkak të hashashit, 60 milionë Euro humbje

Çudira shqiptare/ Zhduken bletët për shkak të hashashit, 60 milionë Euro humbje

09:48, 17/04/2017
A+ Aa A-

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionë euro. Bletarët e kontaktuar nga “Monitor” bënë si shkaktar kryesor të humbjeve kultivimin masiv të hashashit në vend

Refik Kutrelli, nga komuna Orenje e Librazhdit, humbi këtë vit të 27 kosheret e bletëve. Bleta e fundit iku javën e kaluar dhe tani kanë mbetur kosheret me mjaltë.

Familja Kutreli, përveç bagëtive, e kishte burim kryesor të ardhurash mjaltin. Prej vitesh, Refiku është marrë me mbarështimin e bletëve, por ajo që i ka ndodhur në vitin 2016 e ka befasuar. Është i shqetësuar nga fakti se ende nuk po kupton shkaqet se pse bletët i kanë ikur nga kosheret e nuk janë kthyer më. “Nuk kam bërë analiza se pse bletët vdiqën, pasi ato kanë ikur për kullotë dhe nuk janë kthyer më. Të gjitha mjekimet i kam bërë. Ilaçet më vinin nga Greqia”, – thotë bletërritësi. Fenomeni, sipas tij, është i përhapur në të gjithë Librazhdin këtë vit dhe vetëm në komunën Orenje, rreth 2000 bletë nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet për familjet fermere që sigurojnë jetesën në këtë mënyrë janë të mëdha. Bletërritësit e zonës në shumë raste bëjnë me faj kultivimin e drogës në kodrat përreth, e cila i ka harlisur bletët, të cilat nuk kanë gjetur më rrugën për t’u kthyer në koshere.

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë njofton se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për 2016, më shumë se 142 mijë nuk e kanë kaluar dimrin. Kryetarja e Shoqatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Lejla Shehu, ndërthur shumë faktorë që kanë çuar në këtë humbje. Dimri i acartë, mungesa e standardeve në mjekim dhe përhapja masive e rriqrës kanë qenë faktorët kryesorë që kanë çuar në humbje. Ajo nuk e përjashton faktin se kultivimi i drogës ka ndikuar negativisht, por shpjegon se nuk ka fakte shkencore ose të dhëna laboratorike për këtë fakt. Por Shehu thotë se era e bimës mund të ketë ndikuar në trullosjen e tyre, duke bërë që bletët të humbin rrugën për në koshere. Nga ana tjetër, bletarët të cilët kanë humbur bletën në kullotë, nuk gjejnë arsye tjetër, veç efekteve çoroditëse të hashashit.

Fenomeni i humbjes së bletëve ka përfshirë të gjithë vendin pa përjashtim. Shyqyri Poçi, nga Komuna e Malit të Zi në Kukës, inxhinier pyjesh dhe që merret me bletarinë në një zonë ku dominon gështenja, tha se ky vit që dramatik për komunën. Ai tha se rreth 80 për qind bletëve nuk e kanë kaluar dimrin. E gjithë komuna llogaritet të ketë humbur rreth 1500 bletë. /Marrë nga Monitor/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

naim18/04/2017 15:48

sot rilindasit hengren buke me qepe e djathe ne shushice te elbasanit ne shtepine a xha brahos me taulant pallen e lalen. qysh valle mund ti kompensoje rama bletaret kur vete ha buke e qepe. tani po mblidhen plehrat para bashkise e po mbushin autobuzet, per te peruruar impiantin e plehrave te elbasanit.rilindja ka halle te medha.

Daj Jaku17/04/2017 17:15

RamMeta. Hudhuni nja 60 miljonë € këtyre lapangjozave që merren akoma me bletë që të mbyllin gojën. Me 3 miljardët e Hashashit dhe 1 miljard të vjedhura të buxhetit, shto dhe nja 350 miljonë borxhe ndaj bisnesit, ku ju a kërcet pordha juaj për 60 miljona €.

Edlir Rameta17/04/2017 12:07

Ky blushi pasi Edi Rama I bleu dhe gjyshen,keput vecse humor portokallie ne the mire te Rames,tani po na tregon se Rama Meta kane vrare bletet,Jo Beno Blusho rama meta nuk I Kane vrare bletet por I kane droguar canabizuar ,rama meta dhe bletet I kane kthyeher ne puntore te canabasit,Rama Meta Soros tash dhe mjalte canabasi po shesin,shqiperia ze vendin e pare me bote per mjalte canabasi hashashi.Rama Meta pervec certifikatat e legalizimit po shperndajne para votimeve dhe certificate te mjalitit me hashash.,per votime sdo kete me thase me miell por mjalt canabasi nga kompania Rama meta e vetem ne bote per prodhimin te ketij lloj "mjalti"dyshja e big peshkut te politikes shqipetare korleonet Rama Meta.

scum bags17/04/2017 12:01

kur thonin qe muti ka marre shalet ju nuk e besonit,ja tani.por nuk keni pare asgje akoma...do tju q nenen qe ta therrasim baba.duhet vetem sapun per litar dhe te gjitha rregullohen !

Iliri17/04/2017 10:50

Lat nom me lajme jo informative dhe ribrika thellsisht te anshme per coroditje te opinionit publik.

Shto koment

Denonco