Privatët rrisin prodhimin e energjisë/ ERE: në 2016-ën hynë në punë 16 HEC-e të reja

Privatët rrisin prodhimin e energjisë/ ERE: në 2016-ën hynë në punë 16 HEC-e të reja

19:09, 16/04/2017
A+ Aa A-

Prodhimi vendas i energjisë po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit falë ndërtimit të hidrocentraleve të reja, të cilat janë dhënë me konccesion nga qeveria e kaluar. Enti Rregullator i Energjisë deklaroi se vitin e kaluar përfundoi ndërtimi edhe për 16 hidrocentrale të tjera private, të cilat e kanë rritur me gati 10 për qind fuqinë energjetike të vendit.

“Gjatë vitit 2016 kanë hyrë në operim gjithsej 16 centrale me fuqi totale të impianteve gjeneruese prej 123.4 MW,”-shkruhet në raportin vjetor të 2016-ës, që ERE ka dorëzuar në Kuvend.

Në total Shqipëria ka një fuqi të instaluar energjetike prej rreth 1440 megavat, dhe falë HEC-eve që hynë në punë vitin e kaluar kapaciteti prodhues i vendit u rrit edhe me gati 10 për qind.

Prodhimi

Vitin e kaluar prodhimi vendas i energjisë arriti në 7.1 miliardë kilovat orë. Sipas Entit Rregullator, HEC-et private prodhuan rreth 2 miliardë kilovat orë energji elektrike duke dhënë kështu mbi 28.5 për qind të prodhimit total vendas. 

Image

Zhvillimi i shpejtë e sektorit vendas të energjisë nuk është i rastësishëm, por rezultat i një politike agresive për mbështetjen e këtij sektori nga qeveria e kaluar.

Shqipëria nisi ndërtimin e hidrocentraleve private në vitin 2006, kur qeveria e Partisë Demokratike e shndërroi këtë fushë në prioritet për zhvillimin e vendit. Përgjatë periudhës 2006-2010 ajo firmosi me sektorin privat ndërtimin e mbi 440 hidrocentrale të reja me konçesion. Shumë prej këtyre hidrocentraleve tashmë kanë hyrë në prodhim duke fuqizuar sektorin energjetik dhe ekonominë.

Vitin e kaluar Shqipëria rezultoi një vend eksportues neto i energjisë, që do të thotë se vendi prodhoi më shumë energji nga nevojat e veta për konsum dhe këtë pjesë e shiti në tregjet e huaja. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

roshi16/04/2017 20:49

Po çmimin e energjise çfare do behet,rilindja kerkon te beje shtet duke i rritur vazhdimisht çmimin per korentin,naften,ujin,banesen,dhe popullin e frymezon te merret me kanabis!

Shto koment

Denonco