Kujdes nga mashtrimi!/ BSH: Ja kartmonedha më e falsifikuar në treg

Kujdes nga mashtrimi!/ BSH: Ja kartmonedha më e falsifikuar në treg

18:20, 01/04/2017
A+ Aa A-

Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerja 1 mijë lekëshe. Në raportin vjetor të 2016-ës, që ka dorëzuar në Kuvend, Banka e Shqipërisë raporton se gati gjysma e parave të falsifikuara në Shqipëri i përkasin prerjes 1 mijë lekëshe, ccka e bën atë një kartëmonedhë me rrezik më të lartë se sa prerjet e tjera për mashtrim.

“Konstatohet se kartëmonedhat e falsifikuara të prerjes 1000 lekë përbëjnë rreth 47% të totalit të kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara. Më pas renditen monedha metalike 50 lekë me 19% të totalit, si dhe prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë me respektivisht 15% dhe 14 % të totalit,” thuhet në raport.

 Banka nuk e zbulon se sa është vlera totale e parave të fallsifikuara që u konstatuan në treg gjatë vitit të kaluar. Por sipas saj, krahasuar me vitin 2015, vlera kartëmonedhave të falsifikuara është ulur me 13 për qind, raporton Syri.net.

“Në përgjithësi, krahasuar me sasinë e kartëmonedhave dhe monedhave metalike në qarkullim, kartëmonedha e falsifikuara mbeten në sasi të papërfillshme,”- deklaron BSH. 

Paratë në qarkullim

Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2016, në Shqipëri ishin në qarkullim 131,2 milionë copër kartëmonedha leku. Sipas Bankës vlera totale e parave që qarkullojnë është 254.7 miliardë lekë. 

“Në krahasim me vitin 2015, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 5,9 milionë cope, ndërsa vlera e tyre është rritur me 8.2%,” thuhet në raportin e BSH.

Sipas raportit, nddryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e trendit që vazhdon të ndjekë struktura e parasë në qarkullim, në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 Lekë dhe 2000 Lekë. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco