Kërkesat për dëmshpërblim nga ish-të përndjekurit, afati shtyhet deri më 31 dhjetor

Kërkesat për dëmshpërblim nga ish-të përndjekurit, afati shtyhet deri më 31 dhjetor

13:59, 23/03/2017
A+ Aa A-

Afati i aplikimit për paraqitjen e kërkesave për dëmshpërblim financiar nga ish-të dënuarit politikë shtyhet deri më 31 dhjetor 2017. Ky ndryshim në ligj u miratua sot në Kuvend.

Një pjesë e konsiderueshme e kësaj kategorie në vijimësi ka shprehur kritika se nuk ka përfituar dëmshpërblim, për shkak te mosplotesimit të dokumenteve brenda periudhës se përcaktuar në ligj. Në këto kushte, qeveria propozoi që kjo kategori personash të kishte afat për të aplikuar deri në datën 31 dhjetor të ketij viti, kohë kjo që sipas qeverisë është e mjaftueshme që ish të përndjekurit të aplikojnë për demshperblimin.

Deputetja e PS-së, Evis Kushi duke mbrojtur nismën tha se për 24 vite ish të dënuarit kanë arritur të përfitojnë vetëm 20 për qind të vlerës së dëmshpërblimit për vitet e burgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco