FOTO/ Investigimi i ‘BOOM’: Në QSUT nuk jepet kupon tatimor

FOTO/ Investigimi i ‘BOOM’: Në QSUT nuk jepet kupon tatimor

19:53, 23/02/2017
A+ Aa A-

Emisioni investigative “BOOM”në RTV Ora News ka bërë një vëzhgim në QSUT për të parë nëse jepen kupona tatimor për disa shërbime që merren me pagesë.

Vëzhgimi është bërë në dhjetor të 2016 dhe pacientet nuk marrin asnjë kupon tatimor.

Punonjësit thonë se ekzistojnë kasa fiskale, por ato nuk funksiojnë dhe në vend të kuponit lëshojnë një mandate.

Këtë shqetësim emisioni BOOM e përcolli edhe pranë drejtorisë së përgjithshme të QSUT. Kamera e emisionit u rikthyer përsëri problemit në fillim të muajit shkurt dhe pas vëzhgimit u vu re që kasat funksiononin, më parjashtim të Pediatrisë në QSUT.

Vëzhgimi i BOOM

Deklaratat e Ramës dhe Beqaj për kuponin tatimor

Rama, 9 shtator 2015: Kush nuk jep kupon i detyrohet shtetit 5 mln lekë, ose 5 mijë euro, ose bëjeni llogarinë me dollarë se unë nuk e ndjek bursën.

Beqaj 25 gusht 2015: Ne si ministri e Shëndetësisë jemi të nagazhuar për të luftuar informalitetin edhe në këtë fushë. Ndryshe nga mallrat kur vjen fjala për shërbimet shëndetësore dhe tregtimin e barnave nuk kemi të bëjmë vetëm me anën fiskale të medalies. Është e rëndësishme që qytetarët paratë që paguajnë në arkën e shtetit. Të gjithë pacientet që për barnat apo shërbimin shëndetësor që blejnë në treg ta marrin kuponin tatimor.

Konsulta QSUT, dhjetor 2016

Arkëtarja: Kartën e shendëtit, kartën e shëndetit

BOOM: Po ku lexon që t’ia jap unë atij?!

Arkëtarja: Nuk e shikon tremijë lekshin apo nuk e dallon? (30 mijë të vjetra)

BOOM: E shikoj e shikoj

Arkëtarja: Epo ajo është! Ketë jepja atij që të marrësh lekët

BOOM: Zonja, pop se smë dhe një kupon për 30 mijë lekshin që pagova unë?!

Arkëtarja: Si s’të dhashë kupon unë të dhashë dy ty?!

BOOM: Jo! Kështu kupon tatimor?

Arkëtarja: Aaa! PO të kisha do të jepja mo djalë.

Arkëtarja: Ç’e do atë tatimorin ti?

BOOM: Po pagova lekët, ta kem!

Arkëtarja: Të drejtë ke

BOOM: Sepse të më njihet ajo TVSH-ja.

Arkëtarja: Kur të rregullohët po

BOOM: Pse është prishur?

Arkëtarja 2: Kemi kasën me defekt, është kasa, po është me defekt djali.

BOOM: Më fal, nuk marrin kupon këta zotërinjtë për këtë pagesë që kanë bërë?

Recepsionistja QSUT: Po faturën e dorë e ke!

BOOM: Vetëm këtë faturë

Recepsionistja QSUT: Po

BOOM: Po kur ti duhet kësaj zonjë ta çojë atë 20% që duhet të na i kthejë qeveria me këtë do shkojë atje?!

Recepsionistja QSUT: Me atë.

BOOM: Kasë nuk keni?

Recepsionistja QSUT: Na është prishur

BOOM: Është prishur! Jeni ankuar te drejtoria?

Recepsionistja QSUT: Normal

BOOM: Ok, më fal zonjë!

Qytetarja: Asgjë, detyra juaj

Urgjenca e kirurgjisë, QSUT dhjetor 2016

Recepsionistja QSUT: Prit se i pjek çikë kjo që i nxjerr! Këto do i firmosësh për mua.

BOOM: Po kështu pse s’jepni ju, kasa fiskale për këto që paguajmë lëkët?

Recepsionistja QSUT: Si?

BOOM: Kupon tatimor, apo s’ju ka dhënë Ilir Beqaj kasë?

Recepsionistja QSUT: Këto janë të gjitha të hedhura në sistem.

BOOM: Moj e dashur unë dua ta çoj nesër kur të dal në pension atë tvsh që më mban shteti mu, dua ta deklaroj që kam paguar në shtet kaq para, më kupton?

Recepsionistja QSUT: Këto janë këtu dhe këto nuk lëvizin këtu!

BOOM: Ore, unë jam shumë dakord, spot them që i merr ti…!

Recepsionistja QSUT: Të lutem atë shko pyet në drejtori.

BOOM: Në rregull, në rregull.

Redaksia e emisionit BOOM ju drejtua me shkresë zyrtare drejtorisë  perkatëse për t’i pyetur nëse janë në djeni që në recepsionet e QSUT-së që: për pagesat e ndryshme që qytetaren bëjnë pranë recepsioneve në QSUT nuk pajisen me kupon tatimor.

Përgjigja e Drejtorisë së QSUT për kasat ishte:

“Çdo pacient i cili merr një shërbim në institucionin tonë dhe klasifikohet me pagesë, në bazë te sistemit të referimit sipas Urdhrit të Ministrit të Shëndetsis Nr.28 dat 26.01.2016. Për sistemin e referimit dhe tarifat e shërbimit shëndetsor publik, pajiset me kupon tatimor. Në rastet e difektit teknik të kasave fiskale, çdo pacient pajiset me mandat arktimi i cili vërteton pagesën e kryer kundrejt shërbimit të ofruar nga QSUT.”

Pas shqetësimit të përcjellë nga emisioni BOOM pranë drejtorisë së përgjithshme të QSUT në lidhje me mosdhënien e kuponave tatimor për disa shërbime të marra me pagesë në qëndrën spitalore kamera e BOOM u rikthye dhe nga vëzhgimi rezultoi që kuponi tatimor kishte filluar të jepej. Por vazhdonte të kishte probleme në pediatrinë e QSUT.

Pediatria QSUT, 8 shkurt 2017

Punonjësja: Kasën e kane pas, ngaqe punojmë me turne herë njëra jerë tjetra, se pjesa më e madhe janë të reja këtu.

BOOM: Akoma spo jepni?

Punonjësja: Jo, jo akoma

BOOM: Kjo është arsyeja që s’jepni kupon ëë?

/oranews/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco