Indeksimi 3% i pensioneve, ja vendimi i plotë i qeverisë

Indeksimi 3% i pensioneve, ja vendimi i plotë i qeverisë

11:08, 23/02/2017
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar për 640 mijë pensionistë indeksimin e pensioneve në masën 3 për qind në mbledhjes e 22 shkurtit 2017. Ja vendimi i plotë: 

V E N D I M PËR INDEKSIMIN E PENSIONEVE
 
Këshilli i Ministrave vendosi:
 
1. Indeksimin, në masën 3 për qind të:
a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976,   datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993,                 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuara;
b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;
ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 e 48, të   ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 24, të ligjit nr.4171,  datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;
ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;
f) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”;
g)   trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar,
gj)  pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
h) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9179,   datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
i) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139,  datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
j) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar.
 
2. Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 1.3.2017 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 28.2.2017, përfshirë edhe këtë datë.
 
3. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.3.2016, nuk do të jenë më pak se 13 014 (trembëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë) lekë në muaj dhe më shumë se 26 028 (njëzet e gjashtë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj.
 
4. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk do të jenë më pak se 8 912 (tetë mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë se 13 014 (trembëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë) lekë në muaj.
 
5. Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.3.2017 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 014 (trembëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë) lekë në muaj.
 
6. Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,  si dhe nr.150/2014, të caktuara pas datës 1.3.2017, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763,  datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”;   nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës 1, të këtij vendimi, të jetë:
 
a) deri në 14 664 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014;
b) deri në 14 164 (katërmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 9 602 (nëntë mijë e gjashtëqind e dy) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
 
7. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763,  datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”;  nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.3.2017 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 14 664 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj.
 
8. Përfituesit e pensioneve, sipas shkronjave “a”, “e” dhe “gj”, të pikës 1, të këtij vendimi, krahas pensionit dhe kompensimeve, sipas përcaktimeve në pikat 6 dhe 7, të këtij vendimi, do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet nr.138, datë 31.3.1994, Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.  
     Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 (njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e tetë) lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 (nëntë mijë e tetëqind e dy) lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj.
   
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përllogariten në shumën 2 600 000 000 (dy miliardë e gjashtëqind milionë) lekë, dhe përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2017 dhe ndahen përkatësisht:
 
a) 2 574 500 000 (dy miliardë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të pensioneve;
b) 25 500 000 (njëzet e pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a.
 
10. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për nxjerrjen e udhëzimit teknik në/dhe për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, dhe i fillon efektet financiare nga data 1.3.2017.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
* * *
 
V E N D I M
 
PËR
 
PËRCAKTIMIN E LISTËS SË MALLRAVE TË ZGJEDHURA DHE METODËN E LLOGARITJES SË INDEKSIT
 
 Në mbështetje të nenit 100 të Kushetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e listës dhe të peshës specifike të grupmallrave e shërbimeve të përzgjedhura për llogaritjen e indeksit të ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët, bazuar në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Familjes të vitit 2014, të realizuar nga Instituti i Statistikave, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
2. Indeksimi i pensioneve dhe trajtimeve të tjera financiare do të bëhet bazuar në ndryshimin mesatar vjetor të çmimeve të grupmallrave e shërbimeve të përcaktuara sipas pikës 1, të këtij vendimi.
 
3. Indeksi i ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të grupmallrave e shërbimeve llogaritet nga Instituti i Statistikave dhe i njoftohet Institutit të Sigurimeve Shoqërore deri në datën 10 shkurt të çdo viti.
 
4. Në rastet kur ndryshimi i indeksit mesatar vjetor të çmimeve rezulton negativ, shuma e pensioneve individuale në datën e vlerësimit njihet e drejtë e fituar dhe nuk i nënshtrohet një rivlerësimi në ulje. Si e drejtë e fituar, e cila nuk mund të rivlerësohet në ulje, njihet edhe baza e vlerësuar individuale për efekt të llogaritjes fillestare të pensionit, e realizuar deri në vitin e fundit kalendarik, pavarësisht se koefiçenti i indeksimit të saj për vitin e fundit kalendarik, i llogaritur sipas përcaktimeve në pikën 3, të nenin 59, “Baza e vlerësuar për llogaritjen e përfitimeve”,  të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,  të ndryshuar, rezulton të jetë më i vogël se “1”. 
 
5. Çdo vit, si pasojë e ndryshimit të indeksit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë vlerësuar si bazë për nivelin minimal jetik të pensionistëve, të indeksohen:
a) pensionet, pensionet sociale, shtesat mbi pension dhe të ardhurat e invalidëve nga aksidentet në punë e sëmundjet profesionale, të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; nr.4976,   datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara sipas nenit 21, të këtij ligji;
c) pensionet e caktuara sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
ç) pensionet e invaliditetit dhe shtesat mbi pension, të caktuara sipas ligjit nr.7663, datë 20.1.1993, “Për statusin e invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, si dhe shpërblimi i caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë”;
d) Trajtimet e veçanta, i dhënë nga ligji nr.8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
e) trajtimet e veçanta, të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
ë) trajtimet e veçanta, të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë e nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension”;
f) trajtimet e veçanta, të caktuara sipas ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, dhe pensionet familjare, të dhëna sipas ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;
g) pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
gj) pensionet suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
h) pensionet suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
 
6. Vendimi nr.63, datë 1.2.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për listën e mallrave të zgjedhura për llogaritjen e indeksit dhe përcaktimin e mënyrës e të datës së indeksimit të pensioneve”, shfuqizohet. 
 
7. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ndue Marku23/02/2017 14:09

Faleminderit qeverise per kujdesjen.Nena ime merr 86 000 leke(te vjetra) e llogarita shtesen dhe me doli se pensioni i nenes time do te jete 88 580 leke(te vjetra. Peri vjet nena ime paguante 24-28 mije leke energji elektrike,ndersa qe nga Nentori 2016 fatura (afrofe) pavaresisht se ka nje mates te rregullt,shuma ka qene nga 35 mije ne Mars 2016 ne 45 mije ne Nentor,dhe deri tani qe po komentoj ashtu vazhdon.Ju faleminderit Rilindje! Ne varr ju pafsha!

Shto koment

Denonco