Amnistia, fshihen taksat e makinave dhe bizneseve, që s'u paguan deri në 2010

Amnistia, fshihen taksat e makinave dhe bizneseve, që s'u paguan deri në 2010

14:46, 22/02/2017
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar dje ligjin që fshin detyrimet e papaguara për makinat dhe biznesin deri në dhjetor të 2010-s dhe që fal gjobat dhe interesat kur paguhen detyrimet pas 1 janarit 2011 deri në 2014.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se parashikohet falja e një totali detyrimesh prej rreth 90 miliardë lekësh. Ligji fal plotësisht borxhet para 31 dhjetorit 2010, ndërkohë që i jep mundësi biznesit të përfitojë faljen e gjobave dhe kamatave nëse paguan principalin për borxhet nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014. 

Fshihen gjobat e gjeneruara nga sistemit automatikisht në qershor të vitit 2016 për kontributet e sigurimeve shoqërore. Çregjistrohen mjetet që nuk kanë paguar asnjë taksë nga 2011. U falen të gjitha detyrimet kësaj kategorie, në rast se vendosin të c’regjistrojnë vullnetarisht mjetin. Nuk përfitojnë nga falja subjektet që janë dënuar për evazion me vendim gjykate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco