Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mirëmbajtja e rrugëve/ Qeveria, tender 150 milionë dollarë pa zhurmë

Mirëmbajtja e rrugëve/ Qeveria, tender 150 milionë dollarë pa zhurmë

20:25, 21/01/2017
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 150 milionë dollarë në 5 vitet e ardhshme për mirëmbajtjen e rrugëve më të rëndësishme kombëtare. Qeveria ka zhvilluar pa zhurmë një tender, i cili e ka përqëndruar mirëmbajtjen e 1300 kilometrave rrugë kombëtare tek vetëm 4 kompani private deri në vitin 2021.

Tenderi është zhvilluar në shtator dhe pas procedurave të vlerësimit janë shpallur 3 nga katër kompanitë fituese, me të cilat Autoriteti Rrugor është duke negociuar për nënshkrimin e kontratave, shkruan Syri.net.

Tenderi është pjesë e një projekti të përbashkët me Bankën Botërore, përmes të cilit synohet që të rritet cilësia e rrugëve dhe të ulen vdekjet në aksidentet rrugore.

Projekti

E gjithë mirëmbajtja e rrugëve kombëtare do të përqëndrohet në katër kontrata; A, B, C dhe D. Kontrata A përmbledh të gjitha rrugët nacionale në zonën e Shkodrës dhe Kukësit, ajo B grupon rrugët në rajonin Tiranë-Dibër, kontra C parashikon mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet Elbasan-Korccë, ndërsa kontrata e fundit D përmbledh rrugët kombëtare në Jug të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur sakaq tre kompanitë fituese për zonën A, B dhe D, të cilat janë kompani të mirënjohura shqiptare.  Secila nga këto kompani do të marr mesatarisht 30 milionë euro nga buxheti për të mnirëmbajtur rrugët në 5 vitet e ardhshme.

Si do mirëmbahen?

Kontratat prashikojnë rehabilitim të rrugëve, punime të ndryshme dhe vendosje sinjalistike.  Kompanitë private do ndërhyjnë për të korrigjuar pikat, që konsiderohen si zona të zeza për nga rreziku i aksidenteve. Projekti zgjat deri në fund të vitit 2021.

Objektivi i tij është të ndalë degradimin e rrugëve të ndërtuara në Shqipëri si dhe të arrijë që brenda 5 viteve, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore të ulet në 250 vdekje në vit, nga 295 vdekje që ishte në vitin 2013. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco