Fondet e bujqësisë: 626 mln lekë për serra, prioritet ullinjtë, lajthitë dhe shegët

Fondet e bujqësisë: 626 mln lekë për serra, prioritet ullinjtë, lajthitë dhe shegët

08:33, 22/03/2018
A+ Aa A-

Gjatë vitit 2018, shteti shqiptar do të shpërndajë 2.56 miliardë lekë në grante për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural. Skema përfshin mundësi financimi që nga mbjelljet e reja e deri tek investimet në serra, teknikat e ujitjes, shtimin e kafshëve, blerjen e makinerive e deri tek hapja e dyqaneve për të tregtuar produkte vendi.

Pavarësisht larmishmërisë së mundësive, fondet për secilën pikë të skemës do të jenë të kufizuara, në mënyrë që fermerët të diversifikojnë produktin dhe investimet në bazë të nevojave të vendit. Në këtë rast, aplikimi për një nga skemat që ka fondin më të madh, i jep fermerit shansin më të lartë për të përfituar.

Sipas vendimit të Ministrit të Bujqësisë, pjesa më e madhe nga fondi i programit do të shkojë për ndërtimin e serrave diellore për kultivimin e domates, kastravecit dhe specit. Për këtë zë, qeveria ka vendosur të financojë plot 626.4 milionë lekë.

Një vlerë të madhe financimi do të jepet edhe për krerët e lindur të matrikulluar në fermat me mbi 100 dele/dhi ose mbi 20 lopë. Për këtë zë, nga programi do të jepen 243.6 milionë lekë.

Një pjesë të madhe të buxhetit e zë gjithashtu ndërtimi i thertoreve, si dhe mbështetja për pikat e grumbullimit dhe fermerëve që blejnë fidanë.

Sa i takon kulturave bujqësore, pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për mbjelljen e ullinjve me fidanë autoktonë dhe për mbjelljen e lajthisë dhe shegës, si dhe vreshtave, shkruan scan.tv.

Më poshtë janë edhe shpenzimet e detajuara me fondin e planifikuar, së bashku me pikën përkatëse të skemës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco