Banka e Shqipërisë nis të aplikojë drejtshkrimin, mbi paranë në qarkullim

Banka e Shqipërisë nis të aplikojë drejtshkrimin, mbi paranë në qarkullim

10:00, 16/03/2018
A+ Aa A-

Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë korrigjimet e para mbi shkrimet në monedhat dhe kartmonedhat e lekut.

Kështu duke filluar nga data 30 mars, ajo do të hedhë në qarkullim monedhat e reja metalike me vlerë 20 lekë të emetuara në vitin 2016 të korrigjuara.

Rishtypja e këtyre monedhave është bërë për të korrigjuar 20- lekëshat e vjetër, ku fjalët “lekë” dhe “Shqipërisë” shkruheshin me “e” dhe jo me “ë”.

Monedha e re metalike, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2016, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012. Ndryshimi, përveç fjalëve, do të shihet edhe në vitin e emetimit, i cili shtypet në fund të anës së pasme të monedhës, pra 2016.

Duke filluar nga data 30 mars, kjo monedhë do të pranohet si mjet pagese njëlloj si monedhat e tjera ekzistuese të kësaj prerjeje, të prodhuar vitet e mëparshme.

Por I njëjti problem, pra përdorimi I fonemës “e” në vend të asaj “ë” është edhe për të gjitha monedhat dhe kartmonedhat e tjera. Nuk dihet nëse ashtu siç veproi me korrigjimet te monedha 20-lekëshe, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të bëjë të njëjtat korrigjime në gjithë serinë e emetuar të parasë shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco