Paga minimale, Shqipëria e fundit në Rajon

Paga minimale, Shqipëria e fundit në Rajon

20:23, 23/02/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht se paga bazë minimale mujore u rrit vitin e kaluar në 24 mijë lekë të reja, ajo sërish konsiderohet shumë e ulët, duke mos garantuar fuqi të mjaftueshme ekonomike për individët.

Zyra europiane e statistikave, Eurostat, në një publikim të fundit, ka krahasuar mosbarazinë e pagave minimale ndër shtetet anëtare të BE dhe vendet kandidate për të cilat ka të dhëna.

Në krye të tabelës qëndron Luksemburgu, i cili aplikon rrogën bazë në pothuajse 2 mijë euro. Më pas ndjekin shtete si Irlanda, Holanda, Belgjika, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ku paga minimale varion nga 1,613 euro në 1400 euro.

Ndërkohë, nëse hedhim sytë nga ekstremi tjetër, shohim që vendet më të varfra në këtë aspekt janë Shqipëria me një pagë minimale prej 180 eurosh, Bullgaria me 260 euro dhe Serbia me 285 euro.

Në gjysmën e dytë të tabelës gjenden edhe vende si Turqia, me një pagë minimale prej 446 eurosh, por gjithçka ndryshon kur kjo shumë vihet në ekuacion me standardin e jetesës.

Shteti euroaziatik në fakt ka një standard të fuqisë blerëse të krahasueshëm me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, 446 euro në Turqi mund të blejnë po aq mallra sa 1,047 euro në SHBA.

Por, edhe me këtë llogaritje, paga minimale shqiptare është sërish më e ulëta ndër vendet e analizuara. Me një koeficient prej 350 pikësh, 24 mijë lekë në Shqipëri blejnë vetëm gjysmën e çfarë mund të blihen me rrogë minimale në Sllovaki dhe Hungari, e vetëm çerekun e mallrave që mund të blesh në Gjermani. /Scan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco