Vendimi: BERZH 35 mln euro për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Vendimi: BERZH 35 mln euro për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

20:08, 23/02/2018
A+ Aa A-
Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Granti i investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor arrin në shumën 35.4 milionë euro. 

Drejtoria e Hekurudhës pritet të hapë në fund të muajit shkurt tenderin me vlerë 100 milion euro, për rikonstruksionin e linjës hekurudhore me gjatësi 34.2km. Fondi është gati (90.45 milionë euro, plus 6 milionë vlerë e TVSH-së) dhe investimi për këtë projekt është siguruar nga grantet e donatorëve dhe kreditë e huaja.

Financuesit kanë vendosur që linja hekurudhore të lidhë Durrësin me Tiranën dhe në kilometrin e 28 të bëhet shkëmbimi i trenave pranë Rinasit. Linja hekurudhore përfshin largimin e trenave me naftë përfundimisht dhe zëvendësimn e tyre me trena elektrikë në linjën Durrës-Rinas-Tiranë e anasjelltas.

Vendimi i Qeverisë:
MIRATIMIN, N? PARIM, T? MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE - REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË - DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, NË KUADËR TË GRANTIT TË INVESTIMIT NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, me një grant investimi nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, në shumën 35 435 000 (tridhjetë e pesë milionë e katërqind e tridhjetë e pesë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco