FOTO/ BE ul TVSH-në për biznesin e vogël, qeveria shqiptare e rriti dy javë më parë

FOTO/ BE ul TVSH-në për biznesin e vogël, qeveria shqiptare e rriti dy javë më parë

12:50, 21/01/2018
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka lehtësuar barrën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël duke ulur normën, por edhe duke thjeshtuar procedurat.

Përmes një direktive të posaçme, Komisioni Europian u ka dhënë vendeve anëtare të drejtën për të ulur TVSH-në mbi bizneset e vogla, dhe paralelisht ka miratuar procedura më të thjeshta për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së për të ulur koston e këtyre bizneseve. 

Sipas përllogaritjeve të bëra publike në direktivën e re, përmes ndryshimeve të reja kostoja e deklarimit dhe pagesës së TVSH për bizneset e vogla do të ulet me 18 për qind në vit.   

Komisioni Europian deklaron se kjo masë synon të stimulojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë 98 për qind të numrit të bizneseve në Bashkimin Europian.

Lëvizja vjen vetëm dy javë pasi qeveria shqiptare ka bërë të kundërtën, duke futur të gjitha bizneset e vogla me xhiro mbi dy milionë lekë në vit në skemën e TVSH-së.

Sipas draftit të ri, të gjitha bizneset e vogla edhe ato të mbijetesës do të paguajnë taksë në masën 20 për qind për çdo të ardhur që realizojnë nga shitja e produkteve apo shërbimeve të tyre.

Masa pritet të çojë në mbylljen e shumë bizneseve të vogla, pasi taksa e re do të rrisë kostot e tyre në treg duke i bërë jo konkurruese.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Futja kot22/01/2018 15:10

Prandaj është e rëndësishme vota, për të gjithë ato që nuk e mendojnë të tillë!!! Secili prej atyre që LartGjatësia e Tij, VeshGjati, iu duket i aftë, duhet të paktën të mendojnë se ç’i bëri ekonomisë: - me një të rënë të lapsit, u rritën tatimet nga data 31 Dhjetor 2013 në 01 Janar 2014, siç ndodhi edhe nga data 31 Dhjetor 2017 në 01 Janar 2018. Por duhet edhe të shihni të gjitha taksat lokale, sa janë rritur, të gjitha tarifat e tjera, edhe ato jo të drejtpërdrejta, si shkollimi. Mjafton të shihni sa paguan një gjerman, danez, suedez, finlandez për shkollimin, dhe ta kuptoni …

Daj Jaku21/01/2018 13:38

Shqipëria ka një specifikë ndryshe nga tërë bota. Ulja e TVSH në Shqipëri sjell efekt në rritje të çmimeve duke u shoqëruar me rritje të fitimeve për oligarkët. Këtë e ka thënë në Parlament goja dhe mëndja më gjeniale ekonomike që egziston sot në Shqipëri, ministri i financave, i pashkolli Arben Ahmetaj dora vetë (me shkollën e mashtrimit). Prandaj EDrama rrit TVSH në mënyrë që të përfitojë populli i varfër. Italia ka TVSh për ushqimet në masën 4% mbi çmimin, Gjermania 2%, Zvicra 0,5%. EDrama dhe Arben Ahmetaj e kanë 20%. Kjo do të thotë që EDrama është anëtari i pestë i ulur në sofrën e çdo familje shqiptare duke hëngër qyl, çfarë oreksi që ka zullapi i pangopur, pesë herë më shumë se kryeministri italian, 10 herë më shumë se kancelarja gjermane, 40 herë më shumë se sa zvicerani, (dhe këto janë vënde të pasura or miq). por ama ky tregues është një dëshmi tjetër e mikpritjes shqiptare në sofrën e vet. Bukën heq nga goja e vet dhe e çilimijve, vetëm që mikun (e paftuar) te kënaQi sa më shumë, e çfarë miqsh i kanë zënë derën, EDrama arrogant dhe Arben Ahmetaj me zërin e kurvës...

Shto koment

Denonco