Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Rritet borxhi i jashtëm. Qeveria e pranon: Rrezikon Lek-un dhe ekonominë

FOTO/ Rritet borxhi i jashtëm. Qeveria e pranon: Rrezikon Lek-un dhe ekonominë

14:26, 10/12/2017
A+ Aa A-

Qeveria ka pranuar se rritja e shpejtë e borxhit të jashtëm publik gjatë katër viteve të fundit ka rritur rrezikun e kursit të këmbimit për financat e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave,  tregojnë se borxhi i jashtëm është rritur nga 25.7 për qind e Prodhimit Kombëtar që ishte në vitin 2011, në 34.2 për qind e PBB në fund të vitit të kaluar.

Sipas qeverisë, rritja me gati 9 pikë përqindje ndaj PBB e borxhit të jashtëm i ekspozon financat e shtetit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, pasi nëse leku zhvlerësohet kjo sjell rritjen e borxhit dhe pagesave për shërbimin e tij.

Në Strategjinë Afatmesme të Borxhit Publik, qeveria pranon se pagesat për borxhin në valutë vlerësohen në rritje progresive gjatë periudhës afatmesme 2018-2020.

"Duke qenë se të ardhurat e vendit tonë janë në monedhë vendase dhe bilanci tregtar është negativ aftësia për të siguruar valutë për pagesën e borxhit mbetet e limituar" thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, nëse qeveria do të sigurojë valutë duke marr tjetër borxh nga jashtë kjo mund të kishte rreziqe të tjera.

Image

"Niveli i kufizuar i eksporteve dhe rezervave valutore që ka Shqipëria mund ta vendosë shtetit në vështirësi për të shlyer borxhin në valutë duke rrezikuar qëndrueshmërinë e lekut dhe treguesve të tjerë makroekonomik" thuhet në strategjinë e përgatitur nga Ministria e Financave.

Aktualisht gati gjysma e borxhit publik të Shqipërisë është në valutë. Pjesa dërrmuese e tij, rreth 65 për qind është marrë në monedhën euro, ndërsa në vendin e dytë renditet borxhi i marrë në dollar, i cili zë mbi 20 për qind të borxhit të jashtëm.

Në katër vitet e fundit qeveria e ka orientuar thuajse të gjithë huamarrjen në tregjet e huaja. Kjo ka rritur ndjeshëm pagesat që buxheti i shtetit duhet të bëjë në valutë për shlyerjen e tij. Por meqenëse të ardhurat e qeverisë nga taksat janë në monedhën vendase, shërbimi i borxhit mund të shndërrohet në një rrezik, jo vetëm për kursin e këmbimit, por edhe për qëndrueshmërinë financiare të vendit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

filan fisteku10/12/2017 20:14

Borxhi nuk u rrit prej Rames! Rama eshte pjese e zgjedhjes qe kane bere borxhdhenesit, per ta patur Shqiperine top futbolli e te luajne si te duan! Pa ekonomi prodhuese dhe shitese, mbetet vetem turizmi e ardhmja e valutes se duhur.

selim rroshi10/12/2017 14:36

Si mos rritet borxhi me nje kryeminister allakacalla si Rama. As kryeminster seshte as piktor as biznesmen as bujk as inxhinjer asgje prej gjeje. Nje llafollog pa fund me fjale te mira e gure ne traste.

Shto koment

Denonco