Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ahmetaj flet për konçensionet: Check up, për ne jeta nuk ka çmim...

Ahmetaj flet për konçensionet: Check up, për ne jeta nuk ka çmim...

19:03, 16/11/2017
A+ Aa A-

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuvend, ku po diskutohet mbi pr/buxhetin e 2018-ës dhe paketën fiskale, në lidhje me konçensionet. Ahmetaj i është referuar periudhës 2004-2017, ndërsa u shpreh se demokratët në 8 vitet e qeverisjes së tyre kanë dhënë 178 të tilla.

 “Ka një historik shumë interesant të koncesioneve 2004-2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacion sot bashkë.

Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013”, tha Ahmetaj, duke përfshirë këtu edhe periudhën kur qeveria drejtohej nga Fatos Nano.

Sipas tij, në periudhën Maj 2013- 9 Shtator 2013, janë bërë 38 koncesione.

“Doni koncesionet që ka bërë kjo qeveri në mandatin e parë?

Check up? Cfarë cmimi i vini jetës ju? Se ne jemi të majtë, e për ne nuk ka cmim për jetën. Është parandalim dhe është në themel të politikës për shëndetin publik. Sa është kosto? Është 1,537 lekë që i kushton buxhetit të shtetit, një kontroll parandalues që një qytetar nga ata 900 mijë qytetarë që e përfitojnë falas. Cfarë efekti ka? Parandalimi!

Sa kushton një protokoll i tillë i bërë në spital? 5,200 lekë. Në një sptal privat, 8 mijë lekë. Nëse 8 mijë është më e vogë se 1,537, nëse 5,200 është më e vogël se 1,537 lekë, atëherë po, ju keni të drejtë, nëse e keni përmbysur logjikën e numrave!”, tha Ahmetaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci19/11/2017 14:26

NE RREGULL. Duke ardhur në kontrabandën e cigareve, Portin e Durrësit drejtohet nga kompania turke Kurum. Ironia është këtu Kjo kompani është shumë e përfshirë në tregtinë joformale dhe evazionin fiskal. Berisha i dha koncesione por qeveria Rama është e lumtur për këtë! Si mund te jete? Mund të jetë Ahmetaj mund të shpjegojë këtë situatë absurde. Por unë mendoj se të gjithë hanë nga pjata e njëjtë!

Landi16/11/2017 22:30

Jeta nuk ka cmim, prandaj paguajme 130 milione Euro Vilma Nushin me parate e buxhetit te shtetit per te na dhene jeten permes spitaleve publike , pasi Vilma mund te na marketoje vetem cigare kontrabande. Jeta nuk ka cmim Arben Ahmetaj , prandaj ke grabitur permes Shoqerise Hermes kompanite publike shqiptare . Ne emer te jetes ja u keni marre jeten shqiptareve dhe derguar ne emigracion ose ne burgje . Ne emer te jetes Arben, keni rritur cmimet dhe taksat . Ne emer te jetes Beni , per vete ti dhe shoket e tu kuroheni jashte vendit. Ne emer te jetes Beni shkon me dashnore dhe perplasesh rrugeve te Maqedonise si halabak mjeran . Ne emer te jetes rrisni cmimin e Energjise dhe ujit . Ne emer te jetes per shqiptaret u moret edhe te vetmen gje qe u ka mbetur shqiptareve : shpresen ! Ne emer te jetes Arben , te uroj te ndeshkohesh per veprimtarine tende antiligjore , me te gjithe forcen per jeten .

polina16/11/2017 20:56

po ca bejne gam gam kta tpd se ne kohen e vet infermieret nuk te preknin me dore po si futje 5000lekshin te xhepi? apo kujtoni se harrojme ne kete gje? po per lidhjet ilegale te dritave dhe te ujit? apo kujton se e kemi harruar kete fakt? po ikni mbushuni mos na shitni dengla kot se per sa kohe ishit ju vetem keni fryre syte, keni vjedhur e i keni bere ndere njerzve tuaj me te afert.

Shto koment

Denonco