Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Një grua kryeprokurore në vendin më të korruptuar në botë

Një grua kryeprokurore në vendin më të korruptuar në botë

08:55, 19/09/2017
A+ Aa A-

Raquel Dodge u bë sot gruaja e parë që drejton Prokurorinë Federale të Brazilit, me misionin për të mbikëqyrur një “ortek” hetimesh antikorrupsion duke përfshirë këtu dhe ato kundër presidentit, Michel Temer.

“Dua të sigurohem se askush nuk do jetë mbi ligjin apo nën të”, premtoi Dodge, 56 vjeçe, gjatë ceremonisë së betimit në selinë e Prokurorisë Federale të Brazilias.

Disa analistë mendojnë se emërimi në këtë post kyç i kësaj gruaje nga presidenti aktual mund të ndikojë në uljen e ritmit të përshpejtuar të hetimeve kundër përfaqësuesve të sferave më të larta të shtetit.

Dodge konfirmoi se do ta kthente luftën kundër korrupsionit një prej prioriteve të saj, por nuk përmendi operacionin “Lavazh ekspres”, një hetim tentakular që ka mundësuar tashmë kapjen e dhjetëra zyrtarëve politikë.

“Jam e vetëdijshme për punën e madhe që kemi dhe pritshmëritë për ta parë të përmbushur me ekuilibër, vendosmëri dhe kurajo”, nënvizoi ajo.

Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e presidentit brazilian, Temer, por pa atë të paraardhësit të saj, Rodrigo Janot, i cili kërkoi javën e kaluar hetim të presidentit për pengim të drejtësisë dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco