Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut? Ja çfarë thotë Britania

Ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut? Ja çfarë thotë Britania

14:43, 08/07/2017
A+ Aa A-

Një mundësi ushtarake kundër Koresë së Veriut, përmendur nga administrata amerikane, është një perspektivë shumë e largët, konfirmoi sot ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon pas një takimi në Uashington me homologun amerikan, Jim Mattis.

“Tashmë ne jemi shumë larg për të shqyrtuar mundësitë ushtarake”, deklaroi Fallon para një qendre reflektimi, ku u kërkua nëse aleatët e NATO-s mund të ndihmonin SHBA-në për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga armatosja e tepërt.

“Ky nuk është vetëm një kërcënim për SHBA-në dhe nuk presim që SHBA-ja ta trajtojë e vetme këtë. Kërcënimi përfshin të gjithë komunitetin ndërkombëtar”, shtoi ai duke kërkuar riforcimin e sanksioneve kundër Phenianit.

Koreja e Veriut ka kryer për herë të parë testimin e një rakete ndërkontinentale e aftë për të arritur në Alaska.

Para takimit të tyre, Jim Mattis theksoi se iniciativat kundër Koresë së Veriut konsistonin tashmë në intensifikimin e presionit ekonomik dhe diplomatik.

“Fakti që ka qenë një raketë ICBM me rreze të gjatë veprimi, nuk na sjell afër një lufte sepse presidenti ka qenë shumë i qartë dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka qenë i qartë, mbi faktin qe ne do të ndërmarrim paraprakisht çdo përpjekje diplomatike dhe ekonomike”, deklaroi Mattis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco