Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Pas sulmit në Angli, Macron kërkon që Franca të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Pas sulmit në Angli, Macron kërkon që Franca të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

12:41, 24/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar parlamentit të zgjasë  gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 nëntor. Ai bëri gjithashtu thirrje për futjen e legjislacionit në që të rrit sigurinë përballë kërcënimit terrorist.

"Presidenti i Republikës ka vendosur që Parlamenti francez duhet të shtrijë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 nëntor," tha Pallati Elysee, të mërkurën pas takimit të Macron me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare.

Macron gjithashtu kërkoi që qeveria të përgatisë një "tekst legjislativ" i cili propozon forcimin e sigurisë mes kërcënimit terrorist, shtoi deklarata.

Nga ana tjetër kryeministria britanike,  Theresa May , ka deklaruar se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në nivelin më të lartë që do të thotë se më shumë sulme terroriste mund të jenë të afërta.

Personeli ushtarak britanik do të vendoset në rrugë,  për të mbrojtur vendet kyçe si rezultat i nivelit të ri të kërcënimit./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco