Shefi i Europol jep alarmin: Sulmi kibernetik i së premtes mund të përshkallëzohet

Shefi i Europol jep alarmin: Sulmi kibernetik i së premtes mund të përshkallëzohet

13:14, 14/05/2017
A+ Aa A-

Sulmi kiberneti i së premtes ka prekur më shumë se 200 mijë persona në 150 vende të botës, thotë shefi i Europol Rob Waunwright.

Duke folur për një media britanike, ai tha se bota u përball me një kërcënim dhe ka shqetësime për sulme të tjera të mundshme mëngjesin e së hënës.

Virusi që u përhap nëpër kompjuterë bllokoi tërësisht dosjet e përdoruesve. Vendet më të prekura ishin Rusia dhe Britania e Madhe.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një tjetër sulm mund të ndodhë së shpejti.

“Ndodhi përballë një kërcënimi në rritje. Çdo vit ne përballemi me 200 operacione kundër krimit kibernetik, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Janë prekur rreth 200 mijë persona në të paktën 150 vende të botës nga sulmi kompjuterik, shumica prej të cilave janë biznese dhe korporata të mëdha”, tha shefi i Europol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xhaja nga Kavaja .14/05/2017 14:01

ku dum me dit ne per keto sulme,ne do bejme Votime elektronike.

Shto koment

Denonco