Dervish Hima: 'Shqipëria u takon shqiptarëve'. Turneu evropian i delegacionit shqiptar të Bosnjes për të mbrojtur trojet

Dervish Hima: 'Shqipëria u takon shqiptarëve'. Turneu evropian i delegacionit shqiptar të Bosnjes për të mbrojtur trojet

08:16, 08/09/2017

Nga Aurenc Bebja, Francë

Gazeta franceze, « L’Aurore », ka botuar, të premten e 24 janarit 1913, në faqe të parë, një shkrim për çështjen shqiptare.

Një delegacion shqiptarësh, të organizuar dhe të udhëhequr nga atdhetari Dervish Hima, janë nisur asokohe nga Sarajeva (Bosnja) në drejtim të shteteve të tjera të Evropës perëndimore me qëllim mbrojtjen e trojeve tona nga copëtimi. Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Çështja shqiptare

Delegacioni shqiptar niset për në Evropë

Sarajevë, 23 janar 1913.

« Delegacioni i refugjatëve të Shqipërisë Veriore, nën udhëheqjen e Dervish Himës, u largua mbrëmë për turneun që ndërmerr në Evropë, në favor të çështjes shqiptare.

Delegacioni deklaroi se programi dhe dëshirat e shqiptarëve u përcaktuan në mënyrë të përkryer ; ata kërkojnë që Evropa të njohë parimin e kombësive, se Shqipëria i takon shqiptarëve, që vendi i tyre të mos gjymtohet si një trup i dedikuar amfiteatrit të anatomisë.

Shqiptarët janë mjaft të fortë për t'u mbrojtur kundër armiqve të tyre, por shpresojnë që Evropa vetë do t’i dënojë.

Ata protestojnë kundër memorandumit të dërguar në Londër për Sir Edward Grey nga delegatët malazezë, një memorandum sipas të cilit vetë shqiptarët, siç thuhet, dëshirojnë aneksimin e qyteteve shqiptare në Mal të Zi.»/(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment