Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja si e njoftoi revista britanike, vdekjen e Pashko Vasës: Vdekja e Vasë Pashait, guvernatorit të Libanit, një patrioti

Ja si e njoftoi revista britanike, vdekjen e Pashko Vasës: Vdekja e Vasë Pashait, guvernatorit të Libanit, një patrioti

11:06, 13/08/2017
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë 

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike. Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja - Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë : Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë. »

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco