Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

12:59, 14/02/2017 Nga Aurenc Bebja, Francë
A+ Aa A-

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Image

Ja kënga në vijim:

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë!

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat!

Të shporrim armikun nga këto toka!

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

 

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona!

Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!

Që secili…(Refren)

 

Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë ;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

Që secili…(Refren)

 

Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë!

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur!

Që secili…(Refren)

 

Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

Që secili…(Refren)

 

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij!

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë!

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania. https://www.darsiani.com/la-gazette/viti-1888-kenga-e-rralle-luftarake-ilire-ne-librin-francez/.Infoelbasani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco