Arsyet pse duhet ta përdorni lëngun e limonit në fytyrë

Arsyet pse duhet ta përdorni lëngun e limonit në fytyrë

11:51, 14/09/2017
A+ Aa A-

Limonët kanë përfitime të panumërta shëndetësore dhe përdorime të shumta të dobishme.

Aroma dhe shija e dallueshme bëjnë që gjithçka që në përbërje ka limoni të jetë shumë freskuese.

Për më tepër, konsumimi i tyre përmirëson shëndetin e zemrës, mund të trajtojë në mënyrë efektive problemet e lëkurës dhe infeksionet e shkaktuara nga bakteret dhe mikrobet, transmeton Klan Kosova.

Por a i dini cilat janë përfitimet e lëngut të limonit në fytyrën tuaj?

Lufton aknet

Efektet antibakteriale e bëjnë lëngun e limonit një ilaç të shkëlqyeshëm kundër puçrrave të fytyrës. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është që të fërkoni zonën e prekur me lëng limoni, ta lini atë gjatë natës dhe ta shpalëni me ujë të ngrohtë në mëngjes.

Ky trajtim do të parandalojë puçrrat e fytyës dhe do t’ju japë ngjyrën e përkryer.

Largon lëkurën e vdekur

Acidet limonike në lëng limoni kanë vetitë natyrale të shtresëzimit të cilat mund t’ju ndihmojnë të largoni qelizat e lëkurës së vdekur nga fytyra juaj. Ja se si ju mund të përgatisni këtë pastrues me lëng limoni.

Përzieni lëngun e një limoni me 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni pesë lugë gjelle sheqer e një lugë gjelle mjaltë. Përzieni mirë çdo gjë dhe vendoseni këtë në fytyrën tuaj, duke bërë masazh butësisht në lëvizje rrethore. Shpëlajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.

Parandalon krijimin e yndyrës në lëkurë

Për shkak të vetive që ka, limoni mund t’ju ndihmojë të mbyllni poret e zgjeruara dhe të parandaloni që lëkura juaj të bëhet e yndyrshme.

Largon shenjat e errëta

Limonët kanë veti natyrale zbardhuese dhe gradualisht do të zhduken pikat e errëta. Vetëm aplikoni disa lëng limoni në zonat e prekura para se të shkoni në shtrat dhe pastrojeni mëngjesin e ardhshëm.

Ushqen lëkurën

Mix 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe mjaltë me lëngun e një limoni për të ushqyer lëkurën. Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe lini atë për 15 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të vakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco