Shërbimi postar është një pjesë integrale e jetës së shumëkujt, sepse ne bëjmë dërgesa kudo në botë, marrim të tilla nga të afërmit, miqtë, apo dërgesa për çështje pune, etj. Pavarësisht vëllimit masiv, jo gjithçka që dërgohet me postë është në listën e miratuar. Kjo sepse siguria është shqetësimi kryesor.
Çdo artikull që përbën rrezik për shëndetin, sigurinë, pronën apo mjedisin kalon në “filtrat” e sigurisë për shërbimin postar të çdo vendi në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.
Ja tetë gjërat që nuk duhet t’i dërgoni me postë:
Alkooli
Një shishe verë, pije alkoolike ose birrë mund të jetë një shenjë mirënjohje, por mos u përpiqni ta dërgoni atë me postë. Çdo pije me përmbajtje alkoolike prej 0,5% ose më shumë është e ndaluar të postohet.
Kafshë shtëpiake
Qentë, macet dhe disa kafshë shtëpiake të tjera të zbutura nuk mund të dërgohen me postë, për arsye të dukshme: ata kanë nevojë për kujdes, duke përfshirë ushqimin dhe ujin, gjatë transportit.
Frutat dhe perimet e freskëta
Mund të dërgoni fruta dhe perime të freskëta nëse i mbani të thata dhe i parandaloni që të prishen gjatë transportit. Por nëse mund të rrjedhë, ka erë të keqe ose të shkaktojë rrëmujë, posta nuk do ta dërgojë atë.
Po në Shqipëri, cilët mallra ndalohen?
Ndalohen sendet, për të cilat është i ndaluar importimi apo qarkullimi në vendin e destinacionit. Ndalohen monedhat, biletat e bankës, kartëmonedhat, çeqet e udhëtimit, platin, ar, sende të çmueshme.
Ndalohet dërgimi nëpërmjet shërbimeve postare ose marrja në dorëzim prej tyre e kolive që përmbajnë sende që për natyrën e tyre paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, siç janë lëndët plasëse, narkotike, djegëse dhe radioaktive, helmet, armët, e të tjera të kësaj natyre si edhe e atyre që përmbajnë literaturë pornografike.
Ndalohen kolitë që përmbajnë sende që për natyrën e tyre prishen shpejt dhe nuk iu rezistojnë kushteve të transportit. Ndalohet futja në shtypshkrime dhe cekograme e njoftimeve ose dokumentave që kanë karakterin e një korrespondence aktuale dhe personale.
© SYRI.net