VIDEO/ Rrufeja godet minaren e xhamisë në Sharban të Prishtinës

20:37, 27/03/2023
A+ Aa A-

Fronti i ftohtë në orët e mbrëmjes solli destabilizim të fuqishëm të atmosferës në shumë pjesë të Kosovë.

Gjatë ditës së hënë pati rrebeshe shiu, breshër dhe erëra të fuqishme, ndërsa nuk munguan as vetëtimat me bubullimë.

Një rrufe e fortë ra në Sharban të Prishtinës dhe duket sikur ka pasur kontakt me minaren e xhamisë së këtij fshati.

Ndërsa, Rahoveci dhe Podujeva janë goditur nga breshëri.

Deri tani nuk dihet për ndonjë dëm të shkaktuar nga kjo stuhi që kaploi Kosovën.

Mot i ftohtë e me erë parashihet edhe ditën e martë, do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco