Puna perfekte, rrogë e majme për t’u kujdesur për dy mace

Puna perfekte, rrogë e majme për t’u kujdesur për dy mace

18:00, 24/03/2023
A+ Aa A-

Një rrogë 66 000 euro në vit ose 5 500 euro në muaj për t’u kujdesur për dy mace.

Është oferta e një çifti me banim në qytetin Cobham, që ndodhet në Surrey të Anglisë, për njerëzit që aspirojnë të kujdesen për macet gjatë mungesës së tyre.

Personi përgjegjës do të punojë me një asistent personal, një kuzhinier dhe një kopshtar. Puna e tij do të përmblidhet në të ushqyerit, kujdesin dhe ndërveprimin me macet e pronarit “në një mënyrë të dashur”.

Megjithatë, puna nuk përmblidhet vetëm në kujdesin e maceve. Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për kujdesin dhe punët e shtëpisë. “Është thelbësore të sigurohet që shtëpia të mbahet e pastër dhe e organizuar në baza ditore, duke përfshirë pastrimin e pluhurit, pastrimin e dritareve dhe pastrimin e banjove”.

Kandidatit do t’i kërkohet të kryejë edhe detyra të tjera si pastrimi dhe lustrimi i mobiljeve, si dhe larja dhe hekurosja e rrobave dhe përgatitja e rrobave për pastrim kimik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco