Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

‘Lopët po e shkatërrojnë planetin, duhet të hamë insekte’

‘Lopët po e shkatërrojnë planetin, duhet të hamë insekte’

09:18, 19/03/2023
A+ Aa A-

Një mësuese e një shkolle në Utah të Amerikës është kritikuar ashpër pasi u zbulua se u kishte kërkuar nxënësve të saj që të hanin insekte për një projekt në lidhje me ndryshimet klimatike.

Një nënë denoncoi mësuesen në ‘Fox News’, pasi vajza e saj 12-vjeçare i tha se do të merrte një notë më të lartë po të konsumonte insekte.

Projekti përfshinte shkrimin e një eseje mbi faktin pse amerikanët duhet të hanin insekte për të zëvendësuar lopët si burim kryesor proteinash.

Kjo për faktin se lopët po shkatërrojnë planetin, sipas mësueses.

Prindi denoncues ka regjistruar mësuesen duke thënë:

‘Ne nuk duam të hamë krimba sepse është e shpifur. Por, a duhet t’i hamë ato?

Po, sepse po shkatërrojmë planetin duke rritur lopë. E gjithë bota po i ha insektet, duhet t’i hamë edhe ne amerikanët. Është e shëndetshme për mjedisin dhe është gjëja e drejtë për t’u bërë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco