Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Zbulohet rasti i rrallë në Londër, 29-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë

Zbulohet rasti i rrallë në Londër, 29-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë

12:38, 12/03/2023
A+ Aa A-

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër. Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 29-vjeçare është konstatuar me Destrocardia dhe inversione të organeve të barkut nga e majta, shkruan “Ora news”.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para  Shëndetësore.

Sipas doktorit, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore. Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco