Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Mushkëria e hekurt’, zgjidhja e viteve 1900 për pacientët me probleme me frymëmarrjen

‘Mushkëria e hekurt’, zgjidhja e viteve 1900 për pacientët me probleme me frymëmarrjen

09:32, 12/03/2023
A+ Aa A-

Më 29 korrik të vitit 1928, u përdor për herë të parë ‘mushkëria e hekurt’ siç u quajt ajo, për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Aparatura u krijua nga Ira Drinker, mjek në spitalin e universitetit Harvard dhe u instalua në spitalin Bellevue të Nju Jorkut, spitali më i madh publik.

Në fillim kjo pajisje dha rezultate të shumë të suksesshme, por fakti është se pacienti që ka nevojë për të duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e personelit shëndetësor.

Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, u krijuan aparatura shumë më të vogla dhe më të përshtatshme për t’u përdorur, pa pasur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, por ai mund ta mbajë atë me vetë, në mënyrë që ta ndihmojë në çdo kohë për të normalizuar frymëmarrjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco