E bllokoi stuhia, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota

E bllokoi stuhia, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota

16:50, 10/03/2023
A+ Aa A-

Christian Jouret i kishte humbur shpresat se gjyshi i tij, Jerry që e rriti, mund të ishte ende gjallë.

Kishte kaluar gati një javë që nga dita kur 81-vjeçari doli nga shtëpia e tij në mal në Big Pine, Kaliforni, për t’u kthyer me makinë te gruaja e tij në Nevada, por kaluan ditë dhe nuk asnjë shenjë nga i moshuari.

Më në fund, pas gjashtë ditësh, ish-punonjësi i NASA-s u shpëtua nga dëbora, ku kishte mbijetuar me disa biskota dhe disa brioshë.

‘Ishte shumë e vështirë për ne të mendonim se një njeri mund të bënte kaq shumë me jetën e tij, të krijonte një trashëgimi të tillë dhe më pas të bllokohej në makinë dhe të vdiste nga hipotermia,’ tha nipi i tij për BBC.

Image

Jerry Jouret u zu nga stuhia e dimrit që ka goditur Kaliforninë këtë muaj, duke sjellë me vete 90 cm borë në pjesën veriore të shtetit ku makina e tij u bllokua.

Të paktën 13 të vdekur janë raportuar në shtet si pasojë e stuhisë. Autostrada e Jerry-t mbeti e bllokuar në dëborë më 24 shkurt.

Por 81-vjeçarin nuk e zuri paniku. Në vend të kësaj ai vuri në praktikë atë që kishte mësuar nga shumë episode të shfaqjes televizive ‘Survivor’ që kishte parë me gruan e tij, Sharon.

Jerry mbante veshur vetëm një xhaketë të holle dhe ngrohej me një jorgan të hollë dhe një peshqir hoteli që gjeti në makinë. Matematikani e ruajti baterinë e makinës për tre ditë e gjysmë duke e fikur automjetin në mënyrë periodike.

Për ujë, rrokullisej nga dritarja për të ngrënë borë. Për ushqim, konsumoi ato pak që kishte në automjet, biskota dhe brioshë.

Bateria e makinës ra dy ditë para se i moshuari të gjendej. Ai u pikas nga helikopterët e shpëtimit që po e kërkonin dhe për habinë e mjekëve nuk kishte asnjë shenjë hipotermie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco