Linja ajrore humb 4 qentë e tij, turisti i dëshpëruar shpërthen në lot në Stamboll

Linja ajrore humb 4 qentë e tij, turisti i dëshpëruar shpërthen në lot në Stamboll

19:18, 27/01/2023
A+ Aa A-

Një pasagjer i cili udhëtonte për në Stamboll ka përjetuar disa orë paniku, pasi mendoi se kishte humbur 4 qentë e tij. Turisti pësoi një krizë nervore dhe shpërtheu në lot sapo mbërriti në aeroportin turk, ku zbuloi se linja ajrore me të cilën po udhëtonte i kishte humbur katër qentë.

Pas disa orësh pasigurie dhe dëshpërimi, ai mësoi se qentë e tij ishin gjetur në një aeroport në Zvicër, ku turisti kishte ndalur përpara se të nisej për në Stamboll.

Skena u filmua nga një tjetër pasagjere femër dhe u shpërnda në TikTok. Videoja tregon burrin duke bërtitur në mënyrë të dëshpëruar dhe duke u ankuar te stafi.

 ‘Ku kanë shkuar qentë e mi? Ata nuk mund të jenë zhdukur. Ata janë jeta ime, ata janë si fëmijët e mi’, ulërinte turisti.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale zgjoi solidaritetin e shumë përdoruesve, të cilët shkruan dhjetëra komente në mbështetje të tij.

 ‘Si është e mundur që një linjë ajrore nuk është në gjendje të kujdeset për kafshët që merr në bord?’ ‘Vetëm ata si ne që i duan 4 putroshat e dinë se si ndihesh’, ‘Nuk i uroj askujt sulmin e panikut që po përjetoni. Shpresoj që t’i gjeni’, ‘Nuk do të mund ta kuptoni kurrë këtë lloj video derisa të keni gëzimin e ndjesisë së asaj dashurie’, ‘Pothuajse qava, e kuptoj dëshpërimin tuaj, shpresoj që të ndihmojë linjat ajrore të ofrojnë shërbim më të mirë dhe tregoni më shumë vëmendje’, shkruan disa mbështetës të turistit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco