Inteligjenca artificiale i kthen njerëzit më të pasur në botë në personazhe të frikshme

Inteligjenca artificiale i kthen njerëzit më të pasur në botë në personazhe të frikshme

14:42, 27/01/2023
A+ Aa A-

Inteligjenca artificiale ka “pushtuar” botën në shumë mënyra dhe në shumë fusha, që nga ajo e teknologjisë, ushtrisë, edukimit, artit e shumë fushave tjera.

Njerëz të ndryshëm e përdorin atë për shumëçka, e në fushën e artit, inteligjenca artificiale përdoret për kthimin e fotografive në diçka “surreale”, si për shembull kthimi i një shteti në figurë engjëllore ose në figurë djallëzore.

Ka pasur shembuj të ndryshëm të këtyre rasteve, si në rastin kur autori i një vepre arti nga inteligjenca artificiale kërkonte që një figurë sportive të kthehet në foshnje, ose në moshë të shtyrë.

Por rasti më i fundit është kur një përdorues i ka kërkuar një makinerie të inteligjencës artificiale, që t’i kthejë në personazhe të frikshme disa nga njerëzit më të pasur në botë.

Këto figura vijnë pas përditësimit të listës Forbes për këtë grup. Tek këto figura nuk kanë se si të mungojnë Elon Musk, Jeff Bezos e Bill Gates.

Por këtyre figurave u është bashkuar edhe personi më i pasur në botë, manjati dhe biznesmeni francez Bernard Arnault, drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco