Kjo ‘mace kuzhiniere’ tani është një milionere, falë rrjeteve sociale dhe famës së saj

Kjo ‘mace kuzhiniere’ tani është një milionere, falë rrjeteve sociale dhe famës së saj

16:52, 26/01/2023
A+ Aa A-

Australianja që adoptoi një mace fitoi shumë para si ‘krijuese në rrjetet sociale’,  po punon për të arritur ‘shifrat gjashtëshifrore’

Nicole Wade, drejton llogaritë TikTok, Instagram dhe YouTube për “macen kuzhiniere” të saj të quajtur Princesha Honeybelle.

Dhe ajo tanimë është bërë një emër i njohur pasi ka filluar të fitojë shumë para me krijimin e përmbajtjes që thotë se është “argëtuese, frymëzuese dhe edukative”.

Wade, nga Melburni, Australi thuhet se adoptoi macen e saj Honey tre vjet më parë në janar 2020 dhe filloi të krijonte përmbajtje në Instagram si një mënyrë për të dokumentuar rritjen e kafshës së saj.

Midis humbjes së koteles së saj të mëparshme që ngordhi, dhe pakënaqësisë së saj në rritje duke punuar në shitje me pakicë, ky hap i ri ishte “shërues” për Wade.

Kështu, ajo vendosi të bëjë më shumë përpjekje në Instagram në mënyrë që të mund të ndiqte krijimin e përmbajtjes me kohë të plotë.

Honey tani ka mbi 238,000 ndjekës të TikTok, 157,000 ndjekës në Instagram dhe 1,300 abonentë në YouTube.

Ndërkohë Wade postoi në TikTok duke zbuluar të ardhurat e saj mujore për vitin e kaluar, duke marrë frymëzim nga krijues të tjerë kafshë shtëpiake që kanë postuar të ardhurat e tyre.

Në këtë drejtim, Wade fitoi më shumë para si krijues në 2022 se kurrë më parë, dhe po punon për të arritur “shifrat gjashtëshifrorë”.

“Pashë një krijues tjetër që bëri mbi disa qindra mijë dollarë dhe kjo ishte vërtet frymëzuese për mua të shihja se çfarë është e mundur”, tha Wade.

Në vitin 2022, të ardhurat e Honey arritën në 62,355 dollarë australianë, ose pothuajse 42,380 dollarë amerikanë (rreth 40 mijë euro).

Qëllimi i Wade për vitin 2023 është të rrisë ndjekësit e Honey në 1 milion në të gjitha platformat dhe të fokusohet veçanërisht në fitimin e parave nga kanali i saj në YouTube. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco