Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Murgu që jetoi 82 vjet dhe nuk pa kurrë një grua me sy

Murgu që jetoi 82 vjet dhe nuk pa kurrë një grua me sy

13:31, 18/09/2022
A+ Aa A-

Një murg ortodoks në Greqi raportohet të kishte jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.

Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.

”Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruhet  në artikullin që daton nga viti 1938.

Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856 dhe ndonëse gjatë kohës së tij ishin shpikur veturat dhe aeroplanët, ai nuk i kishte parë as ato.

“Ai s’kishte pasur njashtu as automobil, as film e as aeroplan. Nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur, thonë raportimet në Athinë, dhe ai ishte rritur në manastir ku kurrë nuk futet asnjë grua.

Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm që nuk kishte parë kurrë një grua.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco