Zuckerberg prezanton platformën e Inteligjencës Artificiale, përmban mbi 150 mijë projekte

Zuckerberg prezanton platformën e Inteligjencës Artificiale, përmban mbi 150 mijë projekte

16:09, 14/09/2022
A+ Aa A-

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg ka prezantuar platformën e re të Inteligjencës Artificiale, për të cilën ai thotë se përmban mbi 150 mijë projekte.

Sipas tij, hulumtuesit, programerët, do të bëhen pjesë e projektit të udhëhequr nga hulumtuesit e Meta.

“Disa lajme të AI: ne po e lëvizim PyTorch, burimin e hapur të kornizës të Inteligjencës Artificiale e udhëhequr nga hulumtuesit e Meta, për t’u bërë projekt i drejtuar nën Fondacionin Linux” shkroi ai në profilin e tij në Facebook

“PyTorch është bërë një nga platformat udhëheqëse të Inteligjencës Artificiale me mbi 150,000 projekte në GitHub, e ndërtuar në këtë kornizë”, shtoi ai ndër të tjera.

“Bordi i ri i Fondacionit PyTorch do të përfshijë shumë nga liderët e Inteligjencës Artificiale të cilët e ndihmuan komunitetin të arrijë këtu ku është sot, duke përfshirë këtu Meta-n dhe partnerët tanë tek A.D, Amazon, Google, Microsoft dhe Nvidia. Jam i emocionuar që po vazhdoj ta ndërtoj komunitetin e PyTorch dhe të avancoj kërkimin e Inteligjencës Artificiale”, përfundoi Zuckerberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco