Zbriti nga anija për të parë koralet, turisten e sulmon për vdekje peshkaqeni

Zbriti nga anija për të parë koralet, turisten e sulmon për vdekje peshkaqeni

21:18, 07/09/2022
A+ Aa A-

Një pasagjere e një kroçere humbi jetën ndërsa vizitonte plazhet në Bahamas pasi u sulmua nga një peshkaqen. 58 vjeçarja nga Pensilvania ishte në një ekskursion pranë Nassaut, kur e gjithë ngjarja ndodhi.

Sipas dëshmive, gruaja u sulmua nga një peshkaqen dem. Një ngjarje e ngjashme në këtë zonë ka ndodhur në vitin 2019, ku humbi jetën një 19 vjeçare po nga Amerika.

Megjithatë, autoritetet në Bahamas insistojnë se sulmet nga peshkaqeni janë një gjë shumë e rrallë.

Anëtarët e familjes e panë të gjithë ngjarjen dhe arritën ta nxirrnin me shpejtësi gruan nga uji, por ajo ndërroi jetë në breg për shkak të plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco