Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ariu bie pa ndjenja, kishte marrë mbidozë mjalti

Ariu bie pa ndjenja, kishte marrë mbidozë mjalti

15:20, 12/08/2022
A+ Aa A-

Në Turqi, një ari i shpëtuar është gjetur në gjendje të trullosur për shkak të sasisë së tepërt të mjaltit që kishte ngrënë.

Ministria e Pylltarisë dhe Bujqësisë njoftoi se gjendja shëndetësore e ariut të vogël është e mirë.

“Le t’i gjejmë një emër kësaj ‘vajzë të vogël’ të ëmbël që e teproi me mjaltin”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Ekipet e Konservimit dhe Parqeve Kombëtare publikuan pamjet e ariut.

“Gjendja e këlyshit të ariut të murrmë që u gjet i hutuar është e mirë dhe ekipet po vazhdojnë me terapinë”, shkruhej në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco