Krijesa e ‘frikshme’ e lumit, britanikëve u kërkohet që ta vrasin sapo ta shohin

Krijesa e ‘frikshme’ e lumit, britanikëve u kërkohet që ta vrasin sapo ta shohin

20:01, 07/08/2022
A+ Aa A-

Diçka e pazakonshme po ndodh, britanikëve po u kërkohet që ta vrasin një kafshë të vogël për shkak të kërcënimit vdekjeprurës që ajo paraqet për një specie vendase.

Ajo është një karavidhe e vogël me dhjetë këmbë që është bërë e zakonshme në rrugët ujore të Mbretërisë së Bashkuar, por peshkatarët dhe shëtitësit e zakonshëm tani janë këshilluar që t’i vrasin ato.

Metoda më e mirë, megjithëse nuk është gjithmonë praktike, është t’i fusni një thikë në trurin e saj, shkruan The Mirror.

Ekspertja e karavidheve, Helen Carter-Esmell tha: “Ne e dimë se jo të gjithë mund ta kenë një thikë me vete”.

“Si alternativë është që t’i shtypim me një shkëmb, megjithëse ne e kuptojmë se disa njerëzve kjo mund t’u duket e pakëndshme”, shtoi tutje ajo.

Nëse e shihni një karavidhe sinjalizuese juve u kërkohet që ta vrisni menjëherë, por vetëm pasi të jeni siguruar se nuk është një nga karavidhet vendase me kthetra të bardha.

Një dallim tjetër kyç qëndron tek kthetrat –kthetrat e karavidhes sinjalizuese janë të kuqe poshtë me një njollë të bardhë ose blu poshtë “gishtave”, kjo është shenja dalluese e “sinjalizuesit”. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco