Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Polici italian ndihmon nënën të lindë, ajo i vendos djalit emrin e tij

Polici italian ndihmon nënën të lindë, ajo i vendos djalit emrin e tij

23:14, 06/08/2022
A+ Aa A-

Në orën 02:00 të 5 gushtit, dy policë nga komisariati San Ferdinando në Napoli, Marco dhe Luca ishin duke patrulluar në lagjen Santa Lucia.

Papritur, ata dëgjuan një grua që bërtiste nga një apartament pranë. Hynë brenda ndërtesës ku panë në një divan një grua që ishte gati për të lindur dhe që kishte dhimbje të forta.

Ata i qëndruan pranë, telefonuan ambulancën dhe në pritje të mbërritjes së stafit të 118-ës, e shoqëruan në dalje të pallatit.

Më pas  shkuan me të në spital ku lindi djali, të cilit nëna i vendosi emrin e një prej policëve që i qëndroi pranë dhe pikërisht të Marcos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco